Alarm për 12 raste të reja, do të testohen 9 milionë banorët e një qyteti në Kinë

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 10:25
Alarm për 12 raste të reja, do të testohen 9 milionë banorët e një qyteti në Kinë

Kina do t’i testojë për koronavirus të gjithë popullsinë prej 9 milionë banorësh pasi një qytet kinez ka raportuar 12 raste të reja me koroanvirus.

Një qytet kinez që ka raportuar 12 raste pozitive me koronavirus do të testojë të gjithë popullsinë prej 9 milionë banorësh.

Qingdao do të bëhet kështu qyteti i dytë pas Wuhanit me 11 milionë banorë që kryen testimin masiv.

Autoritetet vendore kanë njoftuar se testimi i plotë i popullatës së qytetit do të bëhet brenda 5 ditësh.

Testimi ka nisur nga dita e diel.

Rastet e reja ditore me koronavirus kanë pësuar ulje të ndjeshme në Kinë dhe duket se shumica e vendit e ka kaluar më të keqen e pandemisë. Aktualisht, Kina ka 85 578 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 4 634 viktima.

(Kosova Sot Online)