Osmani: Për Rimëkëmbjen votova 5 herë, më quajtën palaço, parazit, e shkretë, e gjorë

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 10:55
Osmani: Për Rimëkëmbjen votova 5 herë, më quajtën palaço, parazit, e shkretë, e gjorë

Në seancën ku pritet të hedhet në votim Projektligji për Rimëkëmbjen e Ekonomike për të shtatën herë me radhë, fjalën e ka marrë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se e ka votuar pesë herë këtë projektligj dhe është fyer në mënyra të ndryshme nga qeveritarët.

“Më shumë se 5 herë e kam votuar këtë Ligj dhe si rrjedhojë jam quajtur palaço, parazit, jolegjitime, e shkretë e gjorë…Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar të nderuar zonja dhe zotërinj të Qeverisë. Nuk është kjo mënyra për të arritur unitet në çështje”, tha Osmani në Kuvend.

“Siç e kam votuar edhe 5 herë, unë e votoj edhe sot por jo pse e meritoni ju këtë votë, keni treguar arrogancë të paparë, së paku në katër mandate… E kjo tregon që nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik që i është shkaktuar vendit nga pandemia”, u shpreh ndër të tjera Osmani. 

(Kosova Sot Online)