Aksident fatal në Podujevë, vdes një grua

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 11:31
Aksident fatal në Podujevë, vdes një grua

Një grua ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë.

Policia njofton se lidhur me rastin një person është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)