Ia pa sherrin ngacmimit të pacientes, ngrihet aktakuzë për Numan Baliqin

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 11:35
Ia pa sherrin ngacmimit të pacientes, ngrihet aktakuzë për Numan Baliqin

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm seksual”, ndaj Numan Baliqit.

Ish-ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, Prokuroria Themelore e Pejës, i ka ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm seksual”.

Siç bën të ditur prokuroria, bazuar në aktakuzë, i pandehuri Numan Baliq me datë  12 gusht të këtij viti në  ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri  cyt të dëmtuarën  që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e raporton rastin  në Policinë e Kosovës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

(Kosova Sot Online)