Gjeloshaj i Listës Shqiptare tregon se çfarë po kërkojnë për të hyrë në Qeverinë e re të Malit të Zi

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 11:44
Gjeloshaj i Listës Shqiptare tregon se çfarë po kërkojnë për të hyrë në Qeverinë e re të Malit të Zi

Prijësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka thënë se koalicioni që ai përfaqëson mund të kërkojë më shumë se një post ministror dhe pozitën e zëvendëskryeministrit për t’u bërë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi

Në një prononcim për gazetën Dan, Gjeloshi ka thënë se ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para së gjithash në mënyrë që të mund të flasin më saktësisht për detajet e shpërndarjes së posteve në Qeveri.

“Ne nuk diskutuam për ndarjen e funksioneve brenda koalicionit. Nëse biem dakord mbi qëllimet e programit, atëherë mendoj se duhet të kërkojmë më shumë se kaq. Por gjithçka varet nga programi i Qeverisë, nga ajo se kush do ta menaxhojë sektorin e sigurisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme”, tha Gjeloshaj.

Ai tha se po pret një takim me kryeministrin në mes të kësaj jave.

“Ne morëm një ftesë për një takim, por data kur do të takohemi nuk është përcaktuar ende. Duhet të jetë gjatë javës. Ndoshta të mërkurën ose të enjten”, deklaroi ai.

Lista Shqiptare është një nga dy koalicionet shqiptare që fituan një vend në Asamblenë e re në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. 

(Kosova Sot Online)