Shtyrja e zgjedhjeve në Podujevë, Vetëvendosje akuzon KQZ’në dhe presidentin

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 12:36
Shtyrja e zgjedhjeve në Podujevë, Vetëvendosje akuzon KQZ’në dhe presidentin

Anëtarët e VV-zë në KQZ, në një konferencë për medie kanë ngritur shqetësimin që  për të pestën herë me radhë  KQZ-ja nuk ju  ka lejuar futjen në rend të ditës për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë.

 Sami Kurteshi ka thënë se KQZ-ja me veprimet e veta e ka humbur ekzistencën si institucion.

Ai ka thënë se së bashku me KQZ-në edhe presidenti Thaçi po i shtyjnë zgjedhjet në Podujevë

“Është  cështja e zgjedhjeve në Podujevë dhe shtyrjes së tyre, e dyta është bllokimi i publikimit  të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për votim të mërgimtarëve. Aj çka ëshrë duke ngjarë në KQZ është pikërisht e kundërta. Pasi shtyrjes kundër kushtetuese të zgjedhjeve nga Presidenti, kjo lëndë është duke  pritur në Gjykatën Kushtetuese dhe ne si anëtarë të KQZ 5 herë e kemi ngritur çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të 5 herët në KQZ është votuar nga përfaqësuesit e partive politike kundër, jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve por edhe për ta futur në rendin e ditës duke u arsyetuar në format më banale”

“Në Kosovë përveç që janë shtyrë zgjedhjet, tash ato zgjedhje nuk mbahen dhe janë shtyrë pa afat që është kundër kushtetuese dhe bëhet çdo përpjekje nga KQZ dhe Presidenti që për këto  mos të diskutohet”

“KQZ e me veprimet e veta e ka humbur kuptimin e ekzistencës së vet, në vend se të bëjë përpjekje, atje bëhet  çdo përpjekje që kjo e drejtë të mohohet me çdo kusht ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)