Komisioni hetimor kërkon pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 12:39
Komisioni hetimor kërkon pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ka rekomanduar pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve.

Mirëpo në mungesë të kuorumit kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Komisioni ka miratuar Draftin e Planit të Veprimit dhe Draftin e Planit të Buxhetit.

Për hetimin e procesit do të angazhohen pesë ekspertë të jashtëm që kanë lidhje me këtë proces.

(Kosova Sot Online)