Hoti sot dy takime të rëndësishme një pas një

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 12:40
Hoti sot dy takime të rëndësishme një pas një

Kryeministri Avdullah Hoti i ka dy takime të rëndësishme në agjendën e sotme ditore.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti fillimisht do të takohet me kryetarët e bordeve dhe kryeshefat ekzekutivë të ndërmarrjeve publike qendrore. Ky takim do të fillojë në orën 17:00.

Një orë më pas, Hoti do ta pres në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherish përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog. Pas takimit, ata do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Të dyja takimet do të zhvillohen në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)