Deputeti i PDK’së: Devollët e financojnë Vetëvendosjen, Albin Kurti heshti kur ishte kryeministër

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 14:03
Deputeti i PDK’së: Devollët e financojnë Vetëvendosjen, Albin Kurti heshti kur ishte kryeministër

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nëse LVV’ja do të donte të kalonte ndryshimin e Ligjit për Automjete, do ta bënte një gjë të tillë në kohën kur ishin në krye te Qeverisë.

Tahiri në seancën e sotme ka thënë se në kohën kur Albin Kurti ishte kryeministër ka qenë i qetë e s’ka folur për këtë çështje.

“Nëse kanë dasht me kalu një çështje të tillë e kanë pas mundësinë kur ka qenë kryeministër Albin Kurti. Gjatë gjithë kohës e kemi parë të qetë”, ka thënë ai.

Tahiri e ka akuzuar LVV’në se është financuar nga Devollët.

“As edhe njëherë nuk është marrë financiuesit e tina partisë së tina, si ish’ministër i Drejtësisë jam ballafaquar me disa çështje të arbitrazhit dhe kam frikë që po hijmë prap në një proces të tillë, këtë ngutinë me e kry nuk po e kuptoj”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)