Osmani: Kontrata për homologimin ka skaduar, Devollët nuk mund ta paditin shtetin

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 14:11
Osmani: Kontrata për homologimin ka skaduar, Devollët nuk mund ta paditin shtetin

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për ndryshimin e Ligjit për Automjete se kompania Devolli nuk ka mundësi ta dërgojë shtetin në arbitrazh për çështjen e homologimit për shkak se kontrata ka skaduar.

“Për të dërguar dikë në arbitrazh, ekziston një parakusht themelor e ai është që të ketë kontratë në mes të dy palëve. Ajo që ka qenë me shtetin për homologimin ka skaduar, rrjedhimisht edhe e drejta për ta paditur ka skaduar”, ka thënë Osmani.

Kryetarja e Kuvendit shton se ekzistimi i ligjit nuk i jep palës të drejtën për të paditur shtetin në arbitrazh.

“Ajo kontratë nuk ekziston, ekzistimi i ligjit nuk ia jep palës tjetër të drejtën për ta paditur shtetin në arbitrazh, është me rëndësi që të mos e vendosim shtetin tonë në një pozitë jo të mirë, sepse si ka ndodhë në të kaluarën ka pas raste kur është padit shteti në arbitrazh, pala paditëse ka marrë fjalime në kuvend. Me ekzistimin e ligjit nuk mund të fitojë të drejtën për arbitrazh”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)