A ka rrezik për arbitrazh dhe kontratë me Devollët për homologim, përgjigjet Abrashi

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 14:06
A ka rrezik për arbitrazh dhe kontratë me Devollët për homologim, përgjigjet Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet ndryshimi i Ligjit për Automjetet ka thënë se nuk kanë kontratë të nënshkruar me Devollët derisa thotë se tashmë është vetëm udhëzim administrativ. Pa kontratë, nuk ka rrezik që shteti të dërgohet në arbitrazh.

“U folën shumë gjëra, disa  të pavërteta, çka është me rëndësi është që plotësim ndryshimi i ligjit për automjete është kërkuar nga Qeveria në qershor të vitit 2020 dhe ka synim me u përfundu në dhjetor të këtij ligji, në këtë ligj trajtohen edhe targat, homologimi, liberalizimi i tyre. Ka raporte të Komisionit Evropian çka duhet të bëhet më tutje. Grupet punuese kanë filluar me punu, edhe pse ka pas ngadalësim”, ka thënë ai.

Abrashi shton se nuk ka asnjë kërkesë për rihomologim ekstra.

“Nuk ka pas asnjë kërkesë për rihomologim nga MPB’ja që duhet me u bo një rihomologim ekstra, ekziston një marrëveshje e mëhershme që është vështirë me u jetsu.

Ne kemi kthy përgjigje që po dojmë me ndryshu tërë ligjin, nuk e di ku ka mbetë. Te kontrata, ligji e parasheh që duhet të ketë homologim, e parasheh mënyrën. Nuk ka ndonjë kontratë direkte, është udhëzimi administrativ”, tha ai.

(Kosova Sot Online)