Haxhiu: Deputetët sot votuan në interes të oligarkëve

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 14:17
Haxhiu: Deputetët sot votuan në interes të oligarkëve

Në Kuvend të Kosovës sot ka dështuar që të votohet ndryshimi i ligjit për automjete.

Ish’ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot deputetët e kanë pasur shansin që t’i japin fund monopolit dhe zhvatjes që po iu bëhet deputetëve.

Ajo thotë se deputetët votuan në interes të oligarkëve.

“Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit! Por ata sërish nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)