Raporti ditor i SHSKUK-së, kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 15:08
Raporti ditor i SHSKUK-së, kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19

187 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 101 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 54 pacientë dhe në atë të Pulmologjisë 53. 9 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 1 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 4 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 9 në CPAP, ndërsa 99 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.

(Kosova Sot Online)