Ambasadori Rohde i kënaqur që kaloi në lexim të parë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 16:35
Ambasadori Rohde i kënaqur që kaloi në lexim të parë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur i kënaqur për kalimin në lexim të parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

“Më vjen mirë të dëgjoj se ka pasur progres në miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike sot”, ka shkruar ai në Twitter.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndër të tjera, do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)