Rritet numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në Itali

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 18:43
Rritet numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në Itali

Italia publikon shifrat e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Nëse një ditë më parë shteti italian numëronte 5456 raste të reja dhe 26 viktima, sot janë regjistruar 4619 infektime të reja dhe 39 të vdekur.

Duhet theksuar se, gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë kryer 85 mijë testime, rreth 20 mijë më pak se një ditë më parë.

Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 359,569 të infektuar dhe 36,205 viktima.

(Kosova Sot Online)