Haradinaj bën të ditur se ka filluar takimet me degët e AAK’së në gjithë Kosovën

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 19:28
Haradinaj bën të ditur se ka filluar takimet me degët e AAK’së në gjithë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka filluar takimet me degët e partisë.

Ai sot ka pritur degët e Gjakovës , Deçanit dhe Rahovecit.

“Diskutuam për sfidat e fuqizimit të Aleancës në këto tri komuna, që janë edhe shembull i qeverisjes së mirë komunale. Pres aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë takimet me degët tjera gjatë ditëve në vazhdim.

(Kosova Sot Online)