Kryeministri tregon a do të vazhdojë dialogu në Bruksel apo në Uashington

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 19:58
Kryeministri tregon a do të vazhdojë dialogu në Bruksel apo në Uashington

Kryeministri Avdullah Hoti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një çështje e mbyllur dhe nuk do të hapet më në dialogun me Serbinë.

Ai tha se dialogu do të vazhdojë në Bruksel derisa do të kenë koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Negocimi bëhet në Bruksel në koordinim të ngushtë me Uashingtonin”, tha Hoti.

“SHBA në këtë proces janë plotësisht të koordinuar me Brukselin për të çuar drejt marrëveshjes përfundimtare”, theksoi ai.

“Marrëveshje për ju nuk sjelli përveç për njohje reciproke”, u tha Hoti deputetëve.