Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prizren

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 22:29
Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prizren

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prizren.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Lajmine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në aksident janë të përfshira dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Sipas raportit të mjekëve, të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta”, tha Gashi. 

(Kosova Sot Online)