Rusia buzë katastrofës, shënon rekord infektimesh e viktimash nga Covid-19

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 10:03
Rusia buzë katastrofës, shënon rekord infektimesh e viktimash nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 13.868 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar rekord të ri për numrin e rasteve për një ditë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga sëmundja Covid-19 në Rusi shkoi në 1.326.178, që është një ndër shifrat më të mëdha në botë.

Rekordi i mëhershëm i rasteve për 24 orë u shënua të dielën, kur u regjistruan 13.634 raste për një ditë, shkruan Reuters.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 244 viktima të reja, që gjithashtu është shifër rekorde në shtetin më të madh në botë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga pandemia shkoi në 22.966, që megjithatë është shifër shumë më e vogël në krahasim me disa vende të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.

(Kosova Sot Online)