BE-ja fiton të drejtën për taksë në 4 miliardë dollarë mallra amerikane

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 10:46
BE-ja fiton të drejtën për taksë në 4 miliardë dollarë mallra amerikane

Bashkimi Evropian pritet ta fitojë zyrtarisht të drejtën për të vendosur taksa në rreth 4 miliardë dollarë të vlerës së mallrave amerikane pas një vendimi të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ky vendim rrezikon t’i shtojë tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës vetëm tri javë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, ndonëse mund të ofrojë ndihmë për zgjidhjen ligjore të një mosmarrëveshjeje 16-vjeçare.

Të dyja palët kanë dhënë shenja se janë të interesuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në lidhje me prodhuesit e aeroplanëve, Boeing, ndonëse e kanë akuzuar njëra-tjetrën për refuzim të bisedave serioze, shkruan Reuters.

Vendimi i së martës, i vonuar për shkak të pandemisë, vjen pas një vendimi tjetër të Organizatës Botërore të Tregtisë të vitit të kaluar, me të cilin Uashingtonit i lejohej vendosja e taksave mallrave të BE-së në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh në lidhje me përkrahjen shtetërore për prodhuesin Airbus, i cili ka fabrika në Britani, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Komisioni Evropian ka thënë se do të parapëlqente një zgjidhje të negociuar, por do të vendosë taksa, nëse një gjë e tillë nuk arrihet.

(Kosova Sot Online)