Peruja hap malin e famshëm vetëm për turistin që priti shtatë muaj

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 11:04
Peruja hap malin e famshëm vetëm për turistin që priti shtatë muaj

Turisti japonez, Jesse Katayama, udhëtoi në Peru në marsin e kaluar me synimin për ta vizituar Machu Micchu-n e famshëm.

Pikërisht në atë kohë filloi të përhapet koronavirusi, prandaj një ndër atraksionet më të famshme turistike u mbyll.

Qendra pritet të hapet për vizitorë muajin e ardhshëm, por me kapacitet të zvogëluar, shkruan BBC.

Megjithatë, ministri i Kulturës në Peru i dha leje të veçantë turistit të ardhur nga vendi i largët për ta vizituar vendin e lashtë para se të kthehet në Japoni.

Në një video të incizuar në majë të malit të famshëm, turisti tha se shëtitja në këtë vend ishte vërtet mahnitëse.

Ndryshe, Peruja i ka raportuar mbi 849.000 raste të koronavirusit dhe rreth 33.000 viktima që nga fillimi i pandemisë, duke qenë një ndër vendet më të prekura në Amerikën Jugore.

(Kosova Sot Online)