Komisioneri i Agjencisë për Informim e Privatësi do të zgjidhet me 61 vota

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 11:28
Komisioneri i Agjencisë për Informim e Privatësi do të zgjidhet me 61 vota

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është pajtuar që të bëjnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Aty u vendos që zgjidhja e Komisioneri i Agjencisë për Informim e Privatësi të bahet me shumicë te thjeshtë të votave në Kuvend. Kjo nismë që të rregullohet procedura e përzgjedhjet u miratua me shumicë votash nga anëtarët.

Deputetja e PDK-së. Ganimete Msuliu, ka thënë se përzgjedhja e komisionerit duhet të bëhet si për pozitën e Avokatit të Popullit.

“Votat nuk i merr ai më i miri por që ai që lobon më shumë. Nuk mundemi ta lëmë peng postin e komisionerit. Propozoj që sot ta marrim vendim për plotësim ndryshimin dhe ta marrim modelin e zgjidhjes së Avokatit të Popullit”, tha ajo. 

E nëse janë plotësuar kushtet, pro këtij vendimi është shprehur edhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje.

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica, tha se për komisionerin do të ishin të mjaftueshme 61 vota.

“Nëse njëri prej kandidatëve që janë në garë, atëherë zgjidhet sepse kemi zgjidhur disa borde të pavarura siç e zgjedh Qeverinë dhe Presidentin me 61 vota”.

(Kosova Sot Online)