Nën kërcënimin e thikës ia merr telefonin prishtinases dhe ikën në drejtim të panjohur

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 11:41
Nën kërcënimin e thikës ia merr telefonin prishtinases dhe ikën në drejtim të panjohur

Policia njofton se një person nën kërcënimin e thikës ia ka marrë telefonin dje një femrës në Prishtinë.

Rasti ështa hapur si grabitje, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar.

“Prishtinë 12.10.2020-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i panjohur ia ka marrë telefonin duke e kërcënuar me mjet të mprehtë – thikë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Ndërsa, raportohet edhe për një rast tjetër të ngjashëm që ka ndodhur gjithashtu në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person nën kërcënim të mjetit të mprehtë – thikë i ka kërkuar para dhe telefonin dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së. 

(Kosova Sot Online)