Ky ështe vendi tragjik në Gjermani ku vdiqën dy vëllezërit nga Deçani

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 13:52
Ky ështe vendi tragjik në Gjermani ku vdiqën dy vëllezërit nga Deçani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme të Gjermani. Mediat gjermane kanë njoftuar për vdekjen e dy vëllezërve njëri 17 dhe tjetri 13-vjeçar.

Të dy kanë vdekur pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeçar ndërsa tjetri 17 vjeçar, derisa, se të dy vinë nga Komuna e Deçanit këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës Bashkim Ramosaj.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes./GazetaExpress/

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike

(Kosova Sot Online)