Shteti vihet menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane për vdekjen e dy të rinjve nga Deçani

  • G.G /
  • 13 tetor 2020 - 14:08
Shteti vihet menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane për vdekjen e dy të rinjve nga Deçani

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla  ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy vëllezërve nga Deçani në rrethana tragjike në Gjermani.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se janë në kontakt me autoritetet gjermane dhe presin sqarimin e kësaj tragjedie.

“Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës. Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Haradinaj.

 

Të nderuar Qytetarë, Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e...

Publiée par Meliza Haradinaj-Stublla sur Mardi 13 octobre 2020

(Kosova Sot Online)