Ramush Haradinaj pas tragjedisë në Gjermani: I tronditur nga rasti, ditë e rëndë për të gjithë

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 14:45
Ramush Haradinaj pas tragjedisë në Gjermani: I tronditur nga rasti, ditë e rëndë për të gjithë

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Arifaj pas rastit tragjik ku mbetën të vdekur dy vëllezër të kësaj familje.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se është i tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.

“U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, ka shkruar ai.

 

I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg teë Gjermaniseë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi...

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 13 octobre 2020

(Kosova Sot Online)