
Lexoni edhe:
Kosovë: 37 të shëruar dhe 98 raste të reja me COVID-19
Kryeministri Avdullah Hoti i ka pritur në zyrë përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti me ta ka diskuatuar për angazhimin e Qeverisë drejt rimëkëmbjes ekonomike, si dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes.
“Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 na obligon që të veprojmë në sinergji me të gjithë akterët, në mënyrë që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet ”, ka thënë Hoti.
Kosovë: 37 të shëruar dhe 98 raste të reja me COVID-19
Lexoni edhe:
Tutje, Hoti dhe të pranishmit biseduan për dialogun e institucioneve të Kosovës me sektorin privat, Ligjin për Investime Strategjike, si dhe Fondin për Garantim të Kredive, të gjitha këto në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve.
Ndërsa, përfaqësuesit e EIC-së janë zotuar se mbeten partnerë serioz në proceset e zhvillimit ekonomik, si dhe garantuan thellim të bashkëpunimit të mëtejmë.
(Kosova Sot Online)