Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani

  • E.K /
  • 13 tetor 2020 - 16:21
 Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdejken e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi Hoti në Facebook.

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident me tren në Gjermani, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17. Ata ishin vëllezër dhe vijnë nga Komuna e Deçanit.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur. Me rastin tani po merret Policia”, tha oficeri i Policisë që ishte në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)