Osmani kritikon kryeministrin Hoti: Po tregohet arrogant, do të mbesë me duar në xhepa

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 20:49
Osmani kritikon kryeministrin Hoti: Po tregohet arrogant, do të mbesë me duar në xhepa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po tregohet arrogant para deputetëve në Kuvend.

“Ai më tha se pozita ime nuk ka funksion kushtetues. Unë i kam thënë atij që të lexojë kushtetuesen. Po mundohet të thotë se Kryetarja e Kuvendit nuk ekziston si institucion në këtë mënyrë ai po e humb edhe atë pak kredibilitet që e ka në Kuvend. Pakënaqësia me të është enorme. Po tallet në daljet në Kuvend dhe nuk e ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që i ka marrë. Për dallim prej Hotit unë kam legjitimitet”, thotë ajo.

 

.
(Kosova Sot Online)