Sejdiu për shkeljen kushtetuese: Enver Hasani donte të bëhej president

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 21:54
Sejdiu për shkeljen kushtetuese: Enver Hasani donte të bëhej president

Sejdiu për shkeljen kushtetuese: Enver Hasani donte të bëhej vet president, gjashtë gjyqtar janë tërhequr nga vendimi

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar shkeljen e tij kushtetuese gjatë kohës sa ishte president i shtetit dhe kryetar partie.

Sejdiu thotë se gjatë asaj kohe, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, donte të bëhej vet president shteti. Gjithashtu, kur është marrë ai vendim, Sejdiu thotë se gjashtë gjyqtar janë tërhequr nga vendimi.

“Me Enverin ka qenë një bisedë shumë më e hershme ku e ka përmendur Ukë Rugovën. Por, ka qenë nga njerëzit që do të bëhej vet president i vendit”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai thotë se vendimi i marrë në mungesën e gjashtë gjyqtarëve është i pakompletuar.

“Kjo është punë e ditur, nuk e di nëse e ka thënë seriozisht apo jo. Gjashtë vetë janë hequr nga nënshkrimet, i ka marrë si persona që kanë qenë aty. Ai vendim është i pakompletuar”, ka thënë Sejdiu.

“Një nga gjyqtarët kushtetues më është lutur që të sqarohet për atë që ka ndodhur. Më tha “a bën vetëm dy minuta të flasim”. I thash jo, nuk ke shanse. Kjo për shkak sepse ata ende i bren ndërgjegjja”.

Ai gjithashtu thotë se dy pozitat i kishte mbajtur pesë vjet para se të akuzohej.

“Unë ato pozita i kam mbajtur pesë vjet. Unë kam deponuar edhe mosushtrimin e funksionit si edhe e parasheh kushtetuta”, shtoi Sejdiu.

(Kosova Sot Online)