Konjufca: Po afrohet momenti kur VV do të shënojë fitore dërrmuese në zgjedhje

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 22:46
Konjufca: Po afrohet momenti kur VV do të shënojë fitore dërrmuese në zgjedhje

Ish-ministri i MPJD dhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se nuk është larg një fitore siç tha ai, dërrmuese e VV’së në skenën politike në vend.

Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë aq sa nuk do të kenë nevojë për një partner koalicioni.

“Vetëvendosje duhet t’i mbajë dhe t’i kultivojë parimet deri në një fitore e cila të tjerëve respektimin e parimeve do t’ua bëjë të domosdoshme”, tha Konjufca në emisionin ‘A Show’.

“Unë mendoj se kjo është e pashmangshme. Kjo periudhë kohore po afrohet. Është shumë afër ky moment, ky çast kur do të ndodh një fitore mendoj e cila mund të kualifikohet si dërrmuese  e Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës”, sqaroi ai.

“Një fitore e cila është e gjithanshme edhe ndaj të cilës të tjerët më nuk mund të kenë makinacione”, tha Konjufca.


(Kosova Sot Online)