Babai i 5-vjeçares që u shkel sot nga vetura: Çikën ma mbyti në trotuar duke garuar me një veturë tjetër

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 22:50
Babai i 5-vjeçares që u shkel sot nga vetura: Çikën ma mbyti në trotuar duke garuar me një veturë tjetër

Një vajzë ka vdekur ndërsa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda, pasi u goditën nga një veturë në fshatin Runik.

Ishte duke u kthyer nga shkolla.

E për tu siguruar se do të kthehej shëndosh e mire në shtëpi atje  kishte shkuar për ta marrë nëna e saj.

Por, deri sapo ktheheshin  në shtëpi ato u goditën nga një veturë, që po qarkullonte me shpejtësi të madhe. 

Madje makina u ndal tek kur kishte goditur  një copë betoni në këtë pjesë.

Pjesët e veturës që I mori jetën 5 vjecarës kishin mbetur edhe një ditë me pasë.

E.S kishte mbetur e vdekur në vend , kurse e ëma morri lëndime të rënda trupore .

Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKMF të Skenderaj .

Por mjekët thanë që ishte e pamundur që 5 vjecarja të mbahej në jetë.

Behar Musliu shtoi se nëna e saj afro 43 vjecare është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse i trishtuar nga ajo që ndodhi është babai i vajzës Izet Sejdiu.

Ai këtë të martë po qëndronte në Qendrën Mjeksore në Skenderaj për tu kujdesur për bashkëshorten e tij.

Salihu thotë se vetura që goditi vajzën e tij  ishte duke bërë gara me një veturë tjetër.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Avni Zahiti  nga rajoni I Mitrovicës tha që  aksidenti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:20

Zahiti shtoi se dy  ngasësit e veturave janë arrestuar.

Ndërkohë, banorët e Fshtit Runik thonë  që në këtë rrugë ndodhin shpesh aksidente.

E shkak për këtë  është shpejtësia e madhe me të cilën qarkullojnë veturat këndej pari.

5 vjecarja E.S është varrosur  gjatë ditës në varrezat e fshatit Runikë.

(Kosova Sot Online)