Takimi i dytë brenda pak ditësh, Thaçi e pret në zyrë Lajçakun

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 09:59
Takimi i dytë brenda pak ditësh, Thaçi e pret në zyrë Lajçakun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi i Thaçit dhe Lajçakut është mbajtur pa praninë e mediave.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë, ku do t’i takojë krerët e partive në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme ai u takua me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, dhe kryekuvendaren Vjosa Osmani.

Thaçi ishte takuar me Lajcak edhe pak ditë më parë në Bruksel, derisa lajmin për këtë takim e kishin konfirmuar të dy përmes rrjeteve sociale.

Lajçak po viziton Kosovën pas bllokimit të dialogut me Serbinë, pasi që në tavolinë të diskutimit u kërkua që të vihet edhe Asociacioni.

(Kosova Sot Online)