Mustafa takohet me Zemajn, flasin për situatën me pandeminë

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 10:10
Mustafa takohet me Zemajn, flasin për situatën me pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Sipas Zemajt, në këtë takim kanë biseduar për prioritetet dhe punët që janë duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.

“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim”, ka shkruar Zemaj.

(Kosova Sot Online)