Prindërit e braktisën 36 orë pasi kishte lindur, por shikoni se si u kthye ai 22 vite më vonë!

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 11:14
Prindërit e braktisën 36 orë pasi kishte lindur, por shikoni se si u kthye ai 22 vite më vonë!

Kur Jono Lancaster kishte vetëm 36 orë që kishte ardhur në jetë, prindërit e tij e braktisën atë.

Foshnja lindi me një çrregullim të rrallë gjenetik, i quajtur sindromi Tricer Collins, i cili prek formimin e eshtrave të fytyrës.

Nëna biologjike e Jono u tmerrua kur pa djalin e saj, kështu që gruaja menjëherë deklaroi se nuk mund ta merrte fëmijën dhe ta rriste.

Faqet e Jono-s u tendosën dhe sytë e tij ranë më poshtë. Për më tepër, ai kishte probleme me dëgjimin dhe, siç tha doktori, djali nuk do të kishte aftësinë për të ecur apo për të folur fare.

E ardhmja e fëmijës së gjorë ishte në rrezik, por për fat të mirë, një grua me emrin Jin kishte nisur të kujdesej për të që kur ai ishte vetëm 2 javësh dhe më pas e kishte adoptuar atë kur ai u bë 5 vjeç.

Kanë kaluar 20 vjet që nga ajo kohë dhe tani Jono është një djalosh i suksesshëm që dëshiron të ndajë mesazhin e tij me botën!

“Dua të jem pozitiv gjatë tërë jetës time. Të gjithë më shikojnë dhe më nënvlerësojnë dhe gjithmonë më është dashur që t’ua provoj njerëzve që e kanë gabim“, – tha djaloshi.

“Unë nuk kam bërë asgjë. Zoti më bëri kështu dhe unë u linda kështu për një arsye.”

Një nga vendet e preferuara të Jono është palestra. Është një vend i sigurt që e ndihmon atë për të liruar energjinë negative dhe i jep forcë dhe motivim për të ecur përpara.

Kur ishte 25 vjeç, Jono u përpoq të kontaktojë prindërit e tij biologjikë. Shërbimi i adoptimit mundësoi transmetimin e mesazhit të djalit tek ata. E megjithatë, ata refuzuan ta takonin dhe u kërkuan që të mos i shqetësonin më me kërkesa të tilla.

Jono u lëndua përsëri, por ai nuk u dorëzua dhe gjeti forcën për t’i falur prindërit e tij. Djaloshi nuk është i zemëruar me ta dhe nuk dëshiron që njerëzit e tjerë të dënojnë nënën dhe babain e tij biologjik për një vendim të tillë.

Jono më nënën e tij adoptuese
“Askush nuk e di se çfarë kanë kaluar kur kam lindur, ata kanë bërë atë që ata mendonin se ishte më e mira për ta. Me këtë vendim, unë u vendosa në këtë rrugë dhe tani jam i rrethuar me njerëz të mrekullueshëm“, – tha djaloshi.

Jono me fëmijët që janë të prekur nga e njëjta sindromë
Tani, Jono merret me sporte, udhëton nëpër botë dhe ndihmon fëmijët që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Ai i mëson ata që ta pranojnë veten ashtu siç janë, sepse gjithmonë duhet ta duan veten! 

(Kosova Sot Online)