Superkompjuteri japonez tregon se si lagështia ndikon në përhapjen e virusit

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 12:54
Superkompjuteri japonez tregon se si lagështia ndikon në përhapjen e virusit

Një superkompjuter japonez ka treguar se si lagështia mund të ketë efekt të madh në përhapjen e mikrogrimcave të koronavirusit, duke e vënë në pah rrezikun e madh të infektimit me virus në hapësira të thata dhe të mbyllura gjatë muajve të dimrit.

Gjetjet sugjerojnë që përdorimi i makinave për rritjen e lagështisë së ajrit mund të ndihmojnë në kufizimin e infeksioneve gjatë kohës kur ajrosja përmes dritareve nuk është e mundshme. Ky studim u publikua nga Universiteti Riken and Kobe.

Hulumtuesit e përdorën superkompjuterin Fugaku për ta modeluar lirimin dhe përhapjen e mikrogrimcave të ngjashme me virusin nga personat e infektuar në mjedise të ndryshme të mbyllura, shkruan Reuters.

Pas studimit, lagështia e ajrit nën 30 për qind mundësoi dyfish më shumë mikrogrimca në krahasim me lagështinë e nivelit 60 për qind ose më shumë.

Sipas gjetjeve, mbrojtëset e tejdukshme të fytyrës nuk janë aq efektive sa maskat në mbrojtjen nga koronavirusi.

Në mesin e ekspertëve shëndetësorë ekziston një pajtueshmëri e madhe që Covid-19 mund të përhapet përmes ajrit.

(Kosova Sot Online)