Policia i arrestohen për vjedhje tre të rinj në Pejë
Policia i ka arrestuar tre persona në Pejë për vjedhje të rëndë. Të dyshuarit për këtë vepër penale janë A.SH., i lindur në vitin 26 vjeç, L.S. 20 vjeç dhe E.A. 28 vjeç.
Policia ka konfiskuar një televizor dhe katër zmadhues të zërit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë janë ndaluar për 48-orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, me datën 7.10.2020 rreth orës 00:20, në rrugën ‘Bekim Berisha-ABEJA’ në Pejë, ka ndaluar veturën Golf me targa vendore.
Policia ka bërë verifikimin e personave dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një (1) televizor dhe katër (4) zmadhues të zërit, të cilët janë konfiskuar deri në verifikimin e tyre.
Policia ka shoqëruar të dyshuarit në Stacionin Policor në Pejë dhe pas intevistimit, të njëjtit, me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, si vazhdimësi e hetimeve intensive operativo-hetimore ka arritur ta identifikojë shtëpinë e viktimës në fshatin Vitomiricë, shtëpi në të cilën nuk jeton askush, pasi që pronari jeton në botën e jashtme, ku dyshohet se janë vjedhur sendet e lartcekura.
Viktimës së rastit sendet e konfiskuara nga të dyshuarit i janë kthyer prapë në posedim.
Pas identifikimit të vendit të ngjarjes me datën 13.10.2020, janë arrestuar dhe janë intervistuar të dyshuarit:
· A.Sh. lindur me 1994 m/k
· L.S. lindur me 2000 m/k
· E.A. lindur me 1992 m/k
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet për 48- orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
