Këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 16:16
Këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend. Në 24 orët e fundit ka vdekur një person, janë shënuar 80 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 55 të tjerë.

IKSHPK ka njoftuar se për 24 orë janë testuar 650 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK)”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë shënuar në 16 komuna të vendit, ndërkaq edhe sot prin Prishtina, me 17 persona të infektuar.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKSHPK.

 

55 TË SHËRUAR DHE 80 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mercredi 14 octobre 2020

(Kosova Sot Online)