
Lexoni edhe:
Rritja e rasteve me COVID-19, ky është plani i fundit i Policisë së Kosovës lidhur me gjendjen
1 i vdekur dhe 80 raste të reja u shënuan të mërkurën si pasojë e Covid 19.
Edhe një rast i vdekjes i është shtuar numrit total të të vdekurve si pasojë e Covid 19 në Kosovë.
Në 24 orët e fundit, janë edhe 80 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona, kurse 55 janë shëruar.
Kështu thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Trendi i rritjes së numrave të personave të infektuar ditëve të fundit, ka bërë që kryeministri Avdullah Hoti, të mërkurën pasdite të mbledh krerët e institucioneve që janë të përfshira direkt në luftën kundër përhapjes së Covid 19.
Këtu kreu i ekzekutivit, paralajmëroi se vendi mund të shkojë në mbyllje totale.
Që pritet shtim i numrit të personave që rezultojnë pozitiv me Covid 19, e tha edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë pranimit të një donacioni prej 100 testesh molekulare.
Edhe nëpër spitalet e Kosovës, që trajtojnë pacientë me Covid 19, ditëve të fundit është shtuar numri i personave që kanë kërkuar trajtim.
Kreu i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se të mërkurën janë 194 pacientë të shtrirë në klinikat në kuadër të SHSKUK-së, përfshirë edhe spitalet regjionale.
(Kosova Sot Online)