Zgjedhja e prorektorëve të rinj, akuza për ndërhyrje politike

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 22:10
 Zgjedhja e prorektorëve të rinj, akuza për ndërhyrje politike

Gjatë së mërkurës janë votuar tre prorektorë, ndërsa një prej tyre s’ka marrë votat e Këshillit Drejtues të UP-së.

Procesi i cili do të duhej të përfundonte para 1 tetorit, po vazhdon edhe këtë të mërkure.

Këshilli Drejtues gjatë ditës janë mbledhur me një pikë të vetme të rendit të ditës, votimin e prorektorëve.

Por me gjasë emrat e propozuar nga rektori Naser Sahiti, nuk po bindin anëtarët e këshillit.

Përderisa një javë më herët është votuar vetëm prorektorja për mësimdhënie dhe cështje me studentë, këtë të mërkure u votuan tre prorektorë.

Këtë vendim e mori Këshilli Drejtues pas më shumë se tri orë diskutime.

Bajra tha se në procesin e përzgjedhjes së prorektorëve nuk ka pasur ndërhyrje politike.

Por ndryshe po mendon rektori i universitetit më të madh publik, Naser Sahiti.

Sipas Sahitit, Këshilli Drejtues nuk ka votuar një prej personave më të përgatitur për këtë pozitë.

Sahiti ka thënë që do të vazhdojë me propozime të tjera.

Ndërkohë ka kërkuar ndryshim të Ligjit për Arsimin e Lartë, në mënyrë që Këshilli Drejtues nuk do të kishte kompetenca për përzgjedhjen e prorektorëve

(Kosova Sot Online)