Festë në familjen Jashari: Nipa e mbesa këndojnë bashkë “Mora fjalë”

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 23:21
 Festë në familjen Jashari: Nipa e mbesa këndojnë bashkë “Mora fjalë”

14 tetori shënon një datë të rëndësishme për familjen Jashari. Vajza e Rifat Jasharit, Iliriana po feston sot ditëlindjen e saj të 50-të.

Familja Jashari janë mbledhur sonte në Prekaz ku po festojnë me këngë e valle shqipe.

Përmes një postimi në Facebook, Besarta Jashari ka treguar se sot është një ditë e veçantë për familjen e tyre.

“Ditë e veçantë në familjen tonë në Prekaz. Iliriana e mixhës Rifat, mbesa më e madhe e babës Shaban, sot mbushi 50 vjet. Ajo, sonte na bashkoj të gjithëve – falëmnderit motër, urime e çdo të mirë për ty. Diçka e zakonshme tek ne Jasharët – këngë e valle shqipe”, ka shkruar ajo.

 

(Kosova Sot Online)