Arrestohet suharekasi, Policia i gjend në shtëpi një sërë armësh, karikatorë e fishekë

  • S.A /
  • 15 October 2020 - 10:24
Arrestohet suharekasi, Policia i gjend në shtëpi një sërë armësh, karikatorë e fishekë

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person në rrugën “Garibaldi” në Suharekë.

Siç njofton Policia, atij i janë gjetur një sërë armësh, karikatorë e fishekë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.

“Rr. “Garibaldi”, Suharekë 14.10.2020 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij e cila është bërë me urdhëresën e gjykatës janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë, dy pushkë të gjuetisë, një pistoletë ajrore me 300 copë 17 fishekë të pushkës së gjuetisë cal. 12 GA, 27 fishekë kal.7.62 mm, disa pjesë të pistoletës ajrore, dy rrethatorë për vendosjen e diabollave dhe një mbajtëse e fishekëve të pushkës së gjuetisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online )