Lajçak sot e lë Kosovën, në mbrëmje takohet me Vuçiqin

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 10:35
Lajçak sot e lë Kosovën, në mbrëmje takohet me Vuçiqin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sonte në Beograd me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Takimi do të fillojë në orën 19:00 në Villa Mir, pas së cilës është planifikuar një adresim për mediat, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Mediat i Presidentit të Serbisë.

Lajçak është duke qëndruar që dy ditë në Kosovë, ku sot u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajçak po ashtu u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. 

(Kosova Sot Online)