“Gjyshja e vitit”, lë nipin të rrëzohet për ta shpëtuar gotën e shampanjës

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 10:41
“Gjyshja e vitit”, lë nipin të rrëzohet për ta shpëtuar gotën e shampanjës

Një video që tregon se si një gjyshe është përballur me një dilemë të vështirë: të shpëtojë gotën e pijës nga rrëzimi në tokë apo nipin e saj, është bërë virale.

Përgjigjja për zonjën është e qartë: duhet shpëtuar shampanja. Në klipin e shkurtër shihet se si vogëlushi bie në dysheme, ndërsa gota shpëtohet.

Videoja, që ka marrë më shumë se 6 milionë shikime, titullohet me ironi “Gjyshja e vitit”.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/10/gjyshja-video.mp4

(Kosova Sot Online)