Shtatzëna 14-vjeçare vdes në muajin e gjashtë pas dhunimit të përsëritur nga burri i tezes

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 12:33
Shtatzëna 14-vjeçare vdes në muajin e gjashtë pas dhunimit të përsëritur nga burri i tezes

Një vajzë 14-vjeçare vdiq gjatë abortit të detyrueshëm në muajin e gjashtë të shtatzënisë pasi u dhunua disa herë nga burri i tezes në Pakistan.

Vajza, e identifikuar nga mediet lokale si Uzma, kishte filluar të jetonte me tezen dhe bashkëshortin e saj në qytetin Okara të Pakistanit pasi prindërit iu ndanë, shkruan Daily Mail.

Gjatë përvojës së tmerrshme, Uzma u dhunua disa herë nga daja, gjë që rezultoi edhe në shtatzëninë e viktimës.

Kur burri i tezes, i identifikuar nga mediet lokale si Ghulam Anwar, dhe bashkëshortja e tij, Sajida Bibi, mësuan për shtatzëninë e vajzës, e detyruan atë që të abortonte.

Vajza ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe vdiq në spital pas ndërlikimeve që pësoi gjatë operacionit.

Aborti në muajin e gjashtë të shtatzënisë në Pakistan lejohet vetëm në rastet kur duhet të shpëtohet jeta e gruas. Nuk është e qartë nëse ky abort është kryer nga një profesionist mjekësor.

Pas vdekjes së vajzës, babai i saj e dorëzoi një ankesë në polici, e cila i arrestoi dy personat e dyshuar.

Muajin e kaluar, kryeministri pakistanez, Imran Khan, bëri thirrje që dhunuesit seksualë të dënohen me varje ose të tredhen me mjete kimike pas reagimeve të shumta rreth një rasti ku një grua ishte dhunuar në grup.

(Kosova Sot Online)