Gjermania, Polonia, Çekia…edhe Sllovakia shënon rekord të rasteve me Covid-19

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 12:48
Gjermania, Polonia, Çekia…edhe Sllovakia shënon rekord të rasteve me Covid-19

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Sllovaki janë regjistruar 1.929 raste të koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve të shënuara në vendin e Evropës Qendrore që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian.

Gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë, Sllovakia raportonte numër të vogël të rasteve në krahasim me fqinjët perëndimorë, por muajin e kaluar u përball me shtim të infektimeve, ngjashëm si një pjesë e madhe e Evropës.

Ndryshe, të mërkurën u shënuan rekorde të rasteve ditore me Covid-19 edhe në Gjermani, Poloni dhe Çeki.

Ditëve të kaluara, rekorde janë shënuar edhe në vende tjera si Itali, Austri, Kroaci, Bullgari dhe Ukrainë.

Komisioni Evropian ka thënë se qeveritë e vendeve të BE-së ende nuk janë të përgatitura për valën e re të pandemisë dhe ka rekomanduar masa të përbashkëta për shpërndarjen e vaksinave posa ato të jenë të gatshme.

(Kosova Sot Online)