Turqia sanksionon Greqinë: Asnjë aeroplan nuk mund të fluturojë në hapësirën tonë ajrore

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 14:48
Turqia sanksionon Greqinë: Asnjë aeroplan nuk mund të fluturojë në hapësirën tonë ajrore

Turqia ka reaguar duke i mohuar raportet nga Greqia ku pretendohet se aeroplanit qeveritar që transportonte Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias në Greqi, nga Iraku, nuk iu dha leje.

Sipas Ankarasë, “aeroplani ka kryer në mënyrë të sigurt udhëtimin pasi u dorëzua një plan fluturimi në Eurocontrol’.

Media turke “Hyrriet” shkruan se “avioni në fjalë u ngrit nga Iraku pa paraqitur një plan fluturimi. Planet e fluturimit transmetohen përmes sistemit Eurocontrol. Gjithashtu nga ky sistem u konfirmua që plani nuk ishte dorëzuar. Kur aeroplani arriti në hapësirën tonë ajrore, plani u kërkua me urgjencë nga autoritetet irakiane dhe pasi plani u mor, fluturimi u krye në mënyrë të sigurt”, tha Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, në një deklaratë me shkrim mbi 15 tetor.

Mediat greke raportuan se avioni u mbajt në pritje në ajër për rreth 20 minuta e nuk u lejua të hynte në hapësirën ajrore turke.

“Këto pretendime janë të qëllimshme dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën”, tha Aksoy.

“Natyrisht, asnjë aeroplan nuk mund të fluturojë pa ndonjë plan fluturimi. Në këtë incident, është një detyrim për sigurinë e ministrit të jashtëm grek. Informacioni për këtë u është dhënë homologëve tanë grekë, “deklaroi më tej zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

(Kosova Sot Online)