Komsiq demanton Dodikun se ka votuar kundër pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 17:10
Komsiq demanton Dodikun se ka votuar kundër pavarësisë së Kosovës

Anëtari i Presidencës boshnjake Zeljko Komsic ka demantuar deklaratat e Milorad Dodikut se të gjithë anëtarët kanë votuar kundër pavarësisë së Kosovës në seancën e sotme të kësaj presidence.

“Nuk ka pasur vendim, Nëse ka pasur atëherë Dodik ta tregojë atë. Ai nuk do ta tregojë sepse nuk e ka”, i ka thënë Komsic portalit Klix.ba.

Në një konferencë për media Milorad Dodik tha se sot se presidenca boshnjake unanimisht ka votuar kundër pavarësisë së Kosovës.

Dodik ka thënë se ka qenë e mrekullueshme që Komsic ka inicuar këtë temë.

“Ka pasur qëndrime të ndryshme në të kaluarën, tani ne kemi vendosur që ta kundërshtojmë”, ka thënë Dodik.

(Kosova Sot Online)