Pse u arrestua punëtori i Postës, flasin nga Policia

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 18:48
Pse u arrestua punëtori i Postës, flasin nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një punëtor të Postës së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se i arrestuari dyshohet për “përvetësim në detyrë”.

“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.


(Kosova Sot Online)