A do jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës Bedri Hamza?

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 18:55
A do jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës Bedri Hamza?

Bedri Hamza mund të jetë kandidati për kryetar në Komunën e Mitrovicës.

Bedri Hamza, kryetar aktual i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, me shumë gjasë do jetë emri i propozuar për kandidat nga radhët e PDK-së.

Media ka tentuar të kontaktojë Hamzën nëpërmjet telefonit, mirëpo ky i fundit nuk i është përgjigjur thirrjes.

Mediumi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e kësaj partie, Avni Bytyçin, por ky i fundit ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare.

Emrat e kandidatëve për kryetar mësohet se do të publikohen në muajin tetor.

Kryetari aktual i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka mbajtur gjatë ditës së sotme takim me nëndegët partiake në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)